Shield Recruitment & HR kërkon Kontabilist/e dhe Tatime (2 vend pune) për klientin e saj, kompani Gjermane në fushën e kontabilitetit dhe tatimeve.
Vendi i Punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
- Regjistrimi i lëvizjeve kontabël në sistemin elektronik në softuer;
- Përgatitja e raporteve në baza Mujore, Tremujore dhe Vjetore për Menaxhmentin;
- Menaxhimi i llogarive te arkëtueshme dhe të pagueshme;
- Përgatitja dhe analizimi i harmonizimeve të transaksioneve bankare;
- Menaxhimi i pasurive fikse: regjistrimi i detajeve te pasurive, llogaritja e zhvlerësimit, regjistrimi i pasurive te reja dhe shlyerja e atyre te dala nga përdorimi;
- Barazimi i llogarive të stoqeve me kontabilitetin financiar;
- Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Menaxhmenti.;
- Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Kompani;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare – Fakulteti Ekonomik (Drejtimi Banka Financa dhe Kontabilitet ose drejtimi Menaxhment);
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programin të kontabilitetit DATEV;
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit dhe shkathtësi në përdorimin e moduleve të MS Office (Word dhe Excel);
- Shkathtësi të mira komunikimi në gjuhën gjermane dhe angleze ;
- Përvojë pune relevante në kontabilitet dhe financa;
- Përparësi kanë kandidatët me përvojë pune profesionale së paku 2 vite;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 27.09.2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.