Shield Recruitment ofron një gamë të gjerë të trajnimeve për të përmirësuar aftësitë dhe për të avancuar karrierën tuaj. Ne besojmë në rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm të kompetencave dhe njohurive, dhe kemi hartuar programe të specializuara të trajnimit që përshtaten me nevojat e individëve dhe industrive të ndryshme.
Shield Recruitment ofron një gamë të gjerë të trajnimeve për të përmirësuar aftësitë dhe për të avancuar karrierën tuaj. Ne besojmë në rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm të kompetencave dhe njohurive, dhe kemi hartuar programe të specializuara të trajnimit që përshtaten me nevojat e individëve dhe industrive të ndryshme.
Vetëbesimi, Menaxhimi i Stresit dhe Rritja e Performancës
Ky trajnim është i përqendruar në ngritjen e vetëbesimit dhe në menaxhimin e stresit, duke ju ndihmuar të përballeni me sfidat në vendin e punës me më shumë efikasitet dhe produktivitet.
Ligjerues:
Ky trajnim është projektuar për të kontribuar në zhvillimin tuaj personal dhe profesional.
Trajneri ynë është ekspert ne këtë fushë dhe do të ofrojë njohuri të vlefshme dhe praktike.
Për të siguruar vend në këtë trajnim, ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj sa më herët.
Gjithashtu, nëse keni pyetje shtesë ose kërkesa të veçanta, jemi të hapur për t’iu dëgjuar dhe t’iu ndihmojmë.
Ne ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe të përfitoni maksimumin nga ky trajnim, me ç’rast aplikimi bëhet përmes e-mail adresës [email protected], ose direkt nga web-faqja deri me datë 24 Shtator 2024.
Kohëzgjatja: 1 ditë
Fillon: 09:00
Mbaron: 15:00
Gjuha: Shqip
Prezantimi i trajnimit:
Full Range Leadership Model (FRLM) është një nga modelet e lidershipit që ka marrë mbështetjen më të madhe shkencore dhe që shpesh përbënë pikënisjen teorike të studimeve shkencore në fushën e lidershipit.
Full Range Leadership Model e trajton lidershipin si një proces të ndikimit social përmes të cilit një lider, me mënyrën se si vepron dhe sillet ndikon në motivimin, performancën dhe mirëqenien e një apo disa punonjësve. Ndikimi i eprorit te punonjësit/vartësit e tij mund të bëhet si në kahje pozitive, ashtu edhe në kahje negative, dhe kjo varet kryesisht nga sjelljet e eprorit.
FRLM përfshin një spektër të gjerë sjelljesh të lidershipit, të cilat dallojnë njëra nga tjetra në dy dimensione qëndrore. Njëri dimension na qartëson se sjelljet e ndryshme të lidershipit kërkojnë aktivitet dhe angazhim të ndryshëm të liderit/eprorit, ndërsa tjetri dimension na qartëson se sjelljet e lidershipit dallojnë njëra nga tjetra sa i përket efektit që kanë në motivimin, performancën dhe mirëqenien e punonjësve që i nënshtrohen lidershipit të eprorit të tyre.
Një nga pikënisjet e FLRM është se liderët që dëshirojnë të ushtrojnë ndikim sa më pozitiv te punonjësit/vartësit e tyre duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha dhe të jenë më aktiv në ushtrimin e lidershipit.
Ato sjellje lidershipi që kërkojnë aktivitet më të madh nga ana e liderit/eprorit janë pikërisht ato, të cilat kanë ndikimin dhe efektin më të madh.
Si do të zhvillohet trajnimi?
Trajneri Arben Schön Doroci do ta shpjegojë Modelin e lidershipit Full Range Leadership Model duke u nisur nga shtjellimi i përgjithshëm teorik i vetë modelit, si dhe duke e mbështetur teorinë me ndarjen e përvojave nga aplikimi praktik.
Shpjegimi i stileve të lidershipit do të mbështetet me ilustrime praktike nga ana e trajnerit, i cili e ndanë përvojën e gjatë në fushën e lidershipit e poashtu gjatë trajnimit do të ketë mundësi për të elaboruar edhe ndonjë përvojë të pjesëmarrësve.
Trajnimi do të jetë interaktiv në masë të madhe, duke u mbështetur në IT-solucione të përshtatshme, prandaj rekomandohet që secili pjesëmarrës të ketë me vete një smartphone.
Përfitimet tuaja:
Prej trajnimit për modelin e lidershipit Full Range Leadership Model do të përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit që kanë pozitë udhëheqëse, si dhe ata të cilët aspirojnë të marrin pozita udhëheqëse.
Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë pjesëmarrësin për vetëdijesimin mbi atë se kur dhe cilin stil është duke e aplikuar aktualisht, si dhe në përzgjedhjen dhe aplikimin e stilit më të volitshëm në kohën e duhur.
Trajnim për Menaxher/e restoranti: ngritja e skuadres dhe hierarkia bashke me rolet, indikatoret e performances ne nje restorant / bar, inovacioni per rritjen e sherbimit dhe shitjeve, teknika te motivimit te skaudres 190 Euro pa TVSH/person. TRAJNUES: Gladiola Dona.
Marketingu ne hoteleri per Menaxhere te pergjithshem dhe Menaxhere marketingu: analiza e konkurences, identifikimi dhe zhvillimi i avanatazhit konkurues, zhvillimi i startegjise se marketingut, ekzekutimi i strategjise se marketingut 190 Euro, pa TVSH/person. TRAJNUES: Gladiola Dona.
Trajnim per kamariere sipas tipit te restorantit: Casual, Fine Dining, permban teknikat e sherbimit, sherbimi i pijeve, teori pijesh, shitja ne sherbim, statura e kamarierit dhe komunikimi verbal dhe joverbal 150 Euro, pa TVSH/person. TRAJNUES: Gladiola Dona.
Trajnim per kamariere restoranti / bari mbi teorine e pijeve dhe sommelierine: Aperitivet, digestivet dhe bazat e sommelierise, analiza sensoriale e veres dhe terminologjia per te pershkruar nje vere dhe per ta kombinuar ate me ushqime te ndryshme 150 Euro, pa TVSH/person. TRAJNUES: Gladiola Dona.
Trajnimi i stafit te front desk / menaxhere: SOPs ne pergjithesi, procedurat check in dhe checkout, shitja ne recepsion, pervoja konsumatore, kanalet e shitjes dhe strategjia e cmimit Yield, komunikimi verbal dhe joverbal 150 Euro, pa TVSH/person. TRAJNUES: Gid Shaqiri dhe Begzana Hasanbelliu.
Housekeeping: SOPs, checklistat e pastrimit, ndarja e pastrimit ne kohe, perdorimi i detergjenteve per pastrimin dhe ruajtjen e prones nga demtimet, rradha e procedurave te pastrimit per dhomat ne check in dhe dhomat ne qendrim, optimizimi i punes, estetika ne dhome dhe ambiente te perbashketa 150 Euro, pa TVSH/person. TRAJNUES: Gid Shaqiri dhe Begzana Hasanbelliu.
Për shembull, trajnime në fusha të ndryshme teknologjike, programimi, zhvillim web, rrjetat kompjuterike dhe të tjera.
Këto trajnime mund të përfshijnë aftësi në menaxhimin e projekteve, liderët e ekipit, menaxhimin e konfliktit, komunikimin efektiv dhe planifikimin strategjik.
Synojnë të rrisin vetëdijen personale, inteligjencën emocionale, aftësitë e prezantimit, menaxhimin e kohës dhe të stresit, si dhe aftësitë e vendimmarrjes.
Përfshijnë teknikat e intervistimit, seleksionimin efektiv, planifikimin e burimeve njerëzore, strategjitë e rekrutimit, etikën profesionale dhe më shumë.
Këto janë vetëm disa shembuj të trajnimeve që mund të ofrohen në Shield Recruitment. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar trajnime të cilësisë së lartë që të ndihmojnë punëkërkuesit të avancojnë në karrierën e tyre dhe të kenë sukses në industrinë e tyre të preferuar.