Gjej punën vërtetë ideale për ty!

Një zgjidhje e avancuar në rekrutim për të përshtatur talentin me punëkërkuesit. Shield Recruitment & HR siguron ndihmën e nevojshme për të gjetur dhe rrëmbyer mundësitë e karrierës tuaj. Bashkëpunimi ynë është çelësi për të arritur potencialin tuaj maksimal.

Konkurset e fundit

Shfletoni dhe aplikoni për mundësitë e punës në webfaqen tonë të specializuar në rekrutim. Përdorni motorin e kërkimit për të gjetur oferta të punës të përshtatshme, duke filluar një rrugë të re drejt suksesit profesional.

Rreth nesh

Partneri yt i punësimit

Ne jemi Shield Recruitment, një kompani rekrutimi me përvojë të gjerë që ofron shërbime të specializuara në gjetjen e talenteve për industritë e ndryshme nëpër vendet e botës. Me një portofol të pasur të suksesshëm, kemi ndihmuar mbi 200+ individë të gjejnë punë të përshtatshme sipas aftësive dhe interesave të tyre. Duke vazhduar të ndërtojmë lidhje të fortë me kompani të ndryshme, ofrojmë mundësi të shkëlqyera për rritje dhe zhvillim profesional.

Shërbimet

Shërbimet tona

Punësim

Shërbimet e rekrutimit sjellin talentin e përshtatshëm për pozicionet e lira të punës, duke ofruar zgjidhje efikase për punëdhënësit dhe punëkërkuesit.

Trajnim

Shërbimet e trajnimit sjellin zhvillim profesional për stafin, duke ofruar zgjidhje efektive për rritjen e aftësive të tyre.

Staff Leasing

Shërbimet e staff leasing sjellin furnizim të personelit të përkohshëm për nevojat e biznesit, duke ofruar zgjidhje efikase për punëdhënësit.

Bashkëpunëtorët tanë

Disa fjalë për ne

Konkurset

Përfitimet e Kandidatit dhe Punëdhënësit

Zbuloni mundësitë e pafundme të karrierës dhe merrni udhëzime të personalizuara me një kompani rekrutimi, duke sjellë përfitime të njëpasnjëshme për kandidatët dhe punëdhënësit.

Gjetja e punës është e rëndësishme dhe ne ju ndihmojmë të gjeni mundësitë e reja për karrierën tuaj. Me lidhjet tona në industri dhe njohuritë e thella të tregut të punës, ju ofrojmë akses të privilegjuar në oferta të freskëta dhe të cilësisë së lartë.

Ne e kuptojmë rëndësinë e njohurive dhe aftësive tuaja në karrierën tuaj. Përmes analizimit dhe vlerësimit profesional, ne ju ofrojmë një vështrim objektiv mbi përparësitë tuaja dhe ju ndihmojmë të identifikoni fushat ku mund të rriteni dhe përparoni.

Karriera është një rrugë e zgjatë dhe ne jemi këtu për të ju udhëhequr në çdo hap të saj. Me eksperiencën tonë të gjërë dhe njohuritë e fundit në industrinë e punës, ne ju ofrojmë këshillim të personalizuar për të ndihmuar në zhvillimin e karrierës suaj, qoftë në zgjedhjen e rrugës së duhur, rritjen e aftësive apo identifikimin e mundësive të reja.

Bashkëpunimi me një kompani rekrutimi ofron punëdhënësve një bazë të gjerë të kandidatëve të cilët janë vlerësuar profesionalisht. Kjo i jep punëdhënësve mundësinë të zgjedhin nga një databaze e talentuar të kandidatëve dhe të sigurojnë një përputhje të përshtatshme për pozicionet e tyre të hapura.

Ne punojmë për të përmirësuar proceset tuaja të rekrutimit dhe për të rritur efikasitetin. Përdorimi i strategjive të avancuara, teknologjisë dhe metodave inovative të përzgjedhjes, ne ju ndihmojmë të gjeni dhe të selektoni kandidatët më të përshtatshëm me një kohëzgjatje më të shkurtër dhe rezultate më të mira.

Ne ofrojmë qasje në ekspertizën tonë të specializuar në fushën e rekrutimit. Me njohuritë dhe përvojën tonë të thellë në identifikimin e talentit, analizimin e CV-ve dhe intervistave efektive, ne ju ndihmojmë të kuptoni kandidatët potencial dhe të bëni zgjedhjen e duhur për organizatën tuaj.

Konkurset

Pyetjet e shpeshta

Ne u përpoqëm t’u përgjigjemi pyetjeve më të zakonshme, nëse keni ndonjë shtesë, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë miqësor

Kompanitë e rekrutimit përdorin strategji të ndryshme për të gjetur kandidatë të përshtatshëm. Këto strategji mund të përfshijnë postimin e vendeve të lira të punës në platforma të specializuara, kërkimin në bazën e të dhënave të kandidatëve, përdorimin e rrjeteve profesionale dhe vlerësimin e CV-ve për të identifikuar profilin e duhur të kandidatëve.

Kompanitë e rekrutimit ofrojnë shërbime të specializuara për gjetjen e talenteve të cilësisë së lartë për organizatat. Puna e tyre fillon me identifikimin e nevojave të organizatës dhe zhvillimin e një strategjie të rekrutimit efektiv. Kompanitë publikojnë ofertat e punës në kanale të ndryshme dhe kryejnë analizën e CV-ve dhe referencave të aplikantëve. Përmes intervistave dhe testimeve të nevojshme, ata vlerësojnë aftësitë, përvojën dhe personalitetin e kandidatëve për të identifikuar ata që përshtaten më mirë me pozicionet e lira.

Bashkëpunimi me një kompani rekrutimi ofron bizneseve avantazhe të shumta:

  • Akses në talente të cilësisë së lartë: kompanitë e rekrutimit kanë qasje në një bazë të gjerë të kandidatëve potencialë dhe njohuritë për tregun e punës. Kjo u lejon kompanive të gjejnë dhe angazhojnë talente të përshtatshëm për pozicionet vakante.

  • Efikasitet dhe kohëmbajtje: kompanitë e rekrutimit merren me procesin e plotë të rekrutimit, duke zvogëluar barrën dhe kohën e nevojshme për kompanitë. Ato kryejnë filtrimin fillestar, intervistat paraprake dhe vlerësimin e kandidatëve, duke sjellë vetëm ato që janë më të përshtatshëm për kompaninë.

  • Ekspertizë në rekrutim: kompanitë e rekrutimit kanë përvojë dhe njohuri të thella në fushën e rekrutimit. Mund të ofrojnë këshilla strategjike, analizë të tregut të punës dhe informacion të vlefshëm për të ndihmuar kompanitë të marrin vendime të duhura dhe të gjejnë talentin e duhur.

Kostot e zvogëluara: Duke punuar me një kompani rekrutimi, bizneset mund të zvogëlojnë kostot e rekrutimit.
Kompanitë ofrojnë shërbime fleksibile, duke i lejuar bizneset të paguajnë vetëm për shërbimet specifike që përdorin, në vend që të investojnë në infrastrukturën dhe burimet e nevojshme për rekrutim.

Procesi i intervistimit me një kompani rekrutimi përfshin këto hapa:

  1. Identifikimi: Kompania identifikon kandidatët potencialë përmes aplikacioneve dhe CV-ve të tyre.

  2. Filtrimi fillestar: Kandidatët kalohen nëpër një filtrim fillestar për të vlerësuar përshtatshmërinë e tyre për pozicionin.

  3. Intervistat paraprake: Kandidatët takohen për intervista paraprake për të vlerësuar përvojën dhe aftësitë e tyre.

  4. Intervistat e thella: Kandidatët e selektuar përmes intervistave paraprake takohen për intervista më të hollësishme dhe mund të kryhen testimet e nevojshme.

  5. Verifikimi i referencave: Kompania mund të verifikojë referencat e kandidatëve për të vërtetuar informacionin e dhënë në CV.

Kompania rekomandon kandidatët e përshtatshëm kompanisë, që më pas mund të organizojnë intervistat finale dhe të marrin vendimin përfundimtar për përzgjedhjen e kandidatit të duhur.

Po, përdorimi i një kompanie rekrutimi ka kosto të caktuara për kompanitë. Kompanitë rekrutimi zakonisht aplikojnë një tarifë ose një komision të bazuar në nivelin e pagesës së punonjësit të rekrutuar. Kjo tarifë mund të jetë një shumë fikse ose një përqindje e pagesës së punonjësit të rekrutuar, e cila shpesh herë është një mujore ose një vlerë e caktuar nga paga vjetore e punonjësit.

Kompanitë gjithashtu mund të përballojnë edhe shpenzimet shtesë, siç janë shpenzimet e promovimit të ofertave të punës, të realizimit të intervistave dhe testimet e kandidatëve, si dhe çdo shpenzim tjetër administrativ që mund të lidhet me procesin e rekrutimit.

Kostoja e përdorimit të një kompanie rekrutimi ndryshon sipas shërbimeve të kërkuara dhe niveleve të ndërlikuara të pozicionit të punës. Ndërkaq, përfitimet e të përdorurit një kompanie rekrutimi, si identifikimi i talenteve të cilësisë së lartë dhe zvogëlimi i kohës së dedikuar për rekrutim, mund të justifikojnë koston e tyre për disa kompani.

Je i gatshëm për karrierë të re?

Je i gatshëm për karrierë të re?